Refuzohet kërkesa për ndërprerjen e paraburgimit të Nehat Thaçit

PUBLIKUAR

Gjykata Speciale në Beograd e hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së nënkolonelit të Policisë së Kosovës Nehat Thaçi që t`i ndërpritet paraburgimi, që i ishte caktuar në fund të muajit shtator nga Gjykata e Nishit.

“Me vendimin e gjyqtarit për procedurë paraprake më 13 tetor janë refuzuar  propozimet e mbrojtësve të të pandehurit për përfundimin paraburgimit “, ka thënë për agjencinë e lajmeve “Tanjug” zëdhënësja e gjykatës, Tanja Koljenshiq, transmeton Klan Kosova.

Kundër këtij vendimi nuk mund të apelohet, kështu që Thaçi aktualisht mbetet në paraburgim.

Thaçi ka qenë në paraburgim që nga 28 shtator, kur ai u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish në paraburgim në vitin 2010.

Thaçi u transferua më pas në Beograd dhe më 10 tetor ai dëgjoi Prokurorinë për Krimin e Organizuar, i cili ka filluar një hetim kundër tij për veprën penale të terrorizmit.

SHIKO MË SHUMË

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...