Refuzohet edhe një herë kërkesa për lirimin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga paraburgimi

PUBLIKUAR

Dhomat e Specializuara ia kanë vazhduar masën e paraburgimit Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, raporton Gazeta Express.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar dy vendimet me rishikimin e masës së paraburgimit ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të ish-kryeparlamentarit të Kadri Veseli, që akuzohen për krime lufte.

Institucioni që njihet në masë si Gjykata Speciale urdhëron shtyrjen e masës së paraburgimit për dy nga krerët e Ushyrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se nuk ka ndonjë ndryshim të rrethanave që nga shqyrtimi i fundit, që kësaj radhe t’i aprovohet kërkesa e mbrotjes, për të mos i mbajtur edhe më tutje në paraburgim atë.

Sipas këtij vendimi, shqyrtimi i radhës rreth masës së paraburgimit ndaj tyre do të bëhet jo më larg se fundi i janari të vitit 2023.

Thaci, Veseli, bashkë me Rexhep Selimin dhe Jakup Kransiqin mbahen në paraburgim prej nëntorit të 2020-s. /Express/

Marrë nga vendimi i publikuar për Veselin
Marrë nga vendimi për Thaçin

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...