Refugjatët sirianë kërkojnë hapjen e kufirit maqedono-grek

PUBLIKUAR

Qindra refugjatë sirianë sot e kanë bllokuar kalimin kufitar Evzoni, duke bërë thirrje për hapjen e kufijve, ndërkaq forcat greke të sigurisë janë kujdesur që refugjatët të mos afrohen në vendkalimin kufitar Bogorodica, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gra, fëmijë dhe një numër i madh burrash refugjatë kanë bllokuar edhe rrugën kryesore që çon në drejtim të Maqedonisë, duke qëndruar shtrirë në asfalt.

Nuk i ndaloi as shiu që të protestojnë, ndërkaq kërkojnë hapjen e kufirit, duke shprehur kështu edhe keqardhjen e tyre për atë çfarë ndodhi në Bruksel, por thonë se për asnjë çmim nuk kthehen në Turqi, pasi që janë informuar se do të duhet të kthehen./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...