Reçica që akuzohet në rastin “Kumanova” e kritikon Blerta Deliun dhe Kosovën e Shqipërinë

PUBLIKUAR

I akuzuari në rastin “Kumanova”, Fatmir Reçica, ka folur në një linjë direkte nga burgu i Maqedonisë së Veriut, për Frontal të T7, lidhur me deklaratën e Blerta Deliut.

“E pamë sot një deklaratë pak të ngutshme, nuk e kemi pritur një deklaratë të tillë”, është shprehur Reçica.

Tutje, Reçica pati kritika edhe për deputetët e tjër të Kuvendit të Kosovës dhe shtetin e Shqipërisë.

“Ne gjithë kemi menduar që 120 deputetët e Kosovës kanë me marrë iniciativë apo peticion me na përkrah neve si rast në shtetin e ashtuquajtur artificial të Maqedonisë, e cila është tokë e jona, prej kur ka ekzistuar kjo tokë”, ka thënë Reçica.

“Dihet se jemi akuzuar për terrorizëm. Mosvullneti politik i Kosovës dhe Shqipërisë, atëherë edhe kanë lejuar të na dënojnë kështu. Uroj dhe shpresoj se do të ketë vullnet politik dhe do të mirremi parasysh, jemi 33 veta, jemi 33 familje këtu”, shtoi Reçica..

Videon e plotë e gjeni këtu.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...