Reali viktimizon Liverpoolin për të ecur tutje

PUBLIKUAR

Reali viktimizon Liverpoolin për të ecur tutje

Real Madridi ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores ndaj Liverpoolit (1-0) në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit B.

Mbretërit shënuan vetëm një gol në pjesën e parë. Pas një pasimi të Marcelos, Karim Benzema shënoi për Los Blancos (27’).

Kampioni në fuqi i garës më të madhe evropiane, ka arkëtuar rekord prej 12 pikësh pas katër ndeshjeve të para grupore dhe ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Baseli ka regjistruar fitore prej 4-0 kundër PFC Ludogorets Razgrad.

Breel Embolo (34’) dhe Derlis Gonzalez (41’) shënuan në pjesën e parë.

Mesfushori shqiptar, Shkelzen Gashi, debutoi me gol në Ligën e Kampionëve (59’), kurse Marek Suchy shënoi golin e katërt të zviceranëve (65’).

Baseli ka arkëtuar gjashtë pikë nga katër ndeshjet e para dhe është në pozitë më të mirë se Liverpooli (tri pikë) për të shkuar tutje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...