Reali vazhdon me fitore, rrit diferencën e pikëve me Sevillan

PUBLIKUAR

Real Madridi ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit, pasi sonte regjistroi fitoren e katërt radhazi në La Liga dhe rriti diferencën me Sevillan.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi pastër në udhëtim te Mallorca me rezultatin 0:3, shkruan Gazeta Express.

Të tre golat nga “Los Blancos” u shënuan në pjesën e dytë, derisa edhe sonte Karim Benzema regjistroi një paraqitje të shkëlqyeshme.

Sulmuesi francez shënoi dy gola në minutat 76 dhe 82. Kapiteni i madrilienëve golin e parë personal e shënoi nga pika e bardhë.

Para dy golave të Benzemas, kishte shënuar sulmuesi brazilian, Vinicius Jr, në minutën e 55-të.

Vlen të theksohet se Vedat Muriqi ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen sonte te skuadra vendase.

Pas 28 xhirove, Real Madridi prin në tabelë tani me 66 pikë, dhjetë më shumë se Sevilla e pozitës së dytë.

Kurse, Mallorca ndodhet në pozitën e 16-të me 26 pikë. /Gazeta Express/

Golat e ndeshjes së sontme:

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...