Reali thyen rekord botëror, ofron 225 milionë euro për yllin e Premierligës

PUBLIKUAR

Real Madrid në vitet e fundit ka qenë skuadër jo shumë aktive në transferime, duke mos shpenzuar shumë para

Paraqitjet jo të mira këtë sezon dhe mungesa e golave nga sulmuesit aktual, ka shtyrë drejtuesit e Real Madridit që të mendojnë transferimin e një golashënuesi.

Dëshira kryesore e Zinedine Zidane dhe presidentit Florentino Perez është sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane.

Angleze në vitet e fundit është golashënuesi më i mirë në Premierligë, ndërsa vitin 2017 e mbylli me 56 gola në 50 ndeshje, duke u bërë futbollisti i parë që pas tetë viteve lë mbrapa Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sipas The Sunday Times, Reali për shërbimet e tij është gati që Tottenhamit t’i paguajë 225 milionë euro, duke e bërë lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Por, ai nuk do të jetë transferimi i vetëm i madh, pasi Zidane e dëshiron edhe yllin e Chelseat, Eden Hazard. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...