Reali s’ka hequr ende dorë nga Pogba

PUBLIKUAR

Real Madridi nuk ka hequr ende dorë nga Paul Pogba.

Mesfushori francez do të largohet nga Manchester United gjatë verës që vjen pasi do t’i skadojë kontrata me “Djajtë e Kuq”.

Palët nuk kanë shprehur interesim për vazhdimin e bashkëpunimit, prandaj edhe do të ndahen pas pak muajsh.

Për kampionin e botës me Francën flitet se mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, por atë e do edhe ish-klubi i tij, Juventus.

E në orët e fundit duket se në garë për mesfushorin kreativ është futur edhe Real Madridi, i cili e do lojtarin qe një kohë të gjatë.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

29 vjeçari pëlqehet nga tajneri Carlo Ancelotti dhe ai do të ishte një alternativë e mirë për mesfushën aktuale të ekipit nga “Santiago Bernabeu”.

Duke e pasur parasysh se në Madrid mund ta gjejë Karim Benzeman, e eventualisht edhe bashkëkombësin tjetër, Kylian Mbappe, Pogba mund t’i thotë “Po” një oferte eventuale të “Los Blancos”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...