Reali s’do ta transferojë Mbappen sivjet

PUBLIKUAR

“Los Blancos” janë dorëzuar për sulmuesin francez, të cilin do të mundohen ta transferojnë në verën e vitit 2021

Real Madridi është dorëzuar sa i përket Kylian Mbappes, të paktën për sivjet.

“Los Blancos” e pëlqejnë qe një kohë sulmuesin francez.

Mirëpo, Mbretërit tash janë të vetëdijshëm se nuk do të mund ta blejnë futbollistin e Paris Saint-Germainit këtë verë.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze “L’Equipe”, përcjell “Gazeta Express”.

Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi do t’ia pamundësojë Realit që ta blejë kampionin e botës me Francën këtë verë.

Edhe PSG-ja së fundmi ka bërë të ditur se ish-futbollisti i Monacos nuk është në shitje.

Mbappe ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2022.

Dhe, klubi spanjoll do të mundohet ta transferojë atë në verën e vitit 2021. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...