Reali po monitoron situatën e Kane, raportohet se ka një plan për transferimin e tij

PUBLIKUAR

Real Madridi raportohet se po monitoron situatën e Harry Kane te Tottenham Hotspur.

Anglezi është i lidhur me një largim nga Spurs në afatin kalimtar të verës, teksa bisedimet për rinovim të kontratës thuhet se nuk kanë avancuar, transmeton Gazeta Express.

Klubi nuk e dëshiron largimin e Kane, por janë të vetëdijshëm për dëshirën e tij për të fituar trofe, gjë që nuk po e arrin me londinezët.

Sipas “Daily Mail”, Real Madridi ka shprehur interesim për kapitenin anglez, duke rivalizuar kështu Manchester Unitedin dhe Bayern Munichin.

“Los Blancos” do t’i ofrojnë kontratë të re Karim Benzemas, por duan që atij t’ia shtojnë konkurrencën me një sulmues si Kane.

35-vjeçari francez gjithashtu kohët e fundit ka vuajtur nga lëndimet.

Te gjiganti spanjoll thuhet se është diskutuar tashmë mundësia e transferimit të Kane, pasi ata besojnë se Tottenhami do të preferonte ta shiste kapitenin e tyre jashtë Anglisë.

Real Madridi thuhet gjithashtu se është i gatshëm të presë këtë verë, në mënyrë që ta transferojë falas 29-vjeçarin në vitin 2024, me kusht që ai do të refuzojë rinovimin e kontratës me klubin nga Londra. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...