Reali planifikon largimin e 8 futbollistëve, zbulohen emrat e atyre që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit

PUBLIKUAR

Real Madridi raportohet se dëshiron që të largojë tetë futbollistë në afatin kalimtar të kësaj vere.

“Los Blancos” kanë sjellë Aurelien Tchouamenin dhe Antonio Rudigerin këtë verë, teksa Carlo Ancelotti së fundi pohoi se klubi nuk do të nënshkruajë me ndonjë lojtarë tjetër këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, nga “Santiago Bernabeu” pritet të ketë një numër të madh largimesh.

Sipas “Marca”, kampionët e Evropës dhe Spanjës kanë bërë tashmë një listë me emrat e futbollistëve që nuk janë pjesë e planeve të tyre.

Marco Asensio, Dani Ceballos, Takefusa Kubo, Jesus Vallejo, Mariano Diaz, Borja Mayoral, Alvaro Odriozola dhe Reinier Jesus janë futbollistët që Reali është i gatshëm për t’i larguar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...