Reali përgatit ofertë për Griezmannin një ditë pasi i shënoi gol në “Bernabeu”

PUBLIKUAR

100 milionë euro – kaq ka bërë gati Reali për Griezmannin.

Numri një i Real Madridit, Florentino Perez, është gati që të hapë arkën dhe të mposhtë Barcelonën për ta transferuar sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, raporton “Diario Gol”, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi francez realizoi të dielën në “Santiago Bernabeu”, ku Atletico mori një pikë, duke barazuar 1-1 me Real Madridin.

Barcelona ka kohë që interesohet për 27 vjeçarin, teksa seriozisht në garë ka hyrë edhe Reali, pasi e do francezin në vend të Gareth Bale, për këtë të fundit është mbushur kupa dhe në verë do t’i thotë lamtumirë klubit nga Madridi.

Klauzola e Griezmann është 100 milionë euro dhe si Barça ashtu edhe Reali – janë të gatshëm ta paguajnë, çka do të thotë se tani gjithçka mbetet në duar të lojtarit, që të zgjedhë mes Barcelonës e Madridit dhe që të japë dritën e gjelbër për nisjen e bisedimeve me Atleticon. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...