Reali ofron lojtar dhe 150 milionë euro për Salahun

PUBLIKUAR

150 milionë euro dhe kartonin e Lucas Vasquez, kjo është oferta e “Los Blancos” për Salahun.

Sipas asaj që raporton “Diario Gol”, Real Madridi është duke shpresuar se oferta prej 150 milionë euro plus kartoni i Lucas Vasquez, do ta bindin Liverpoolin për të hequr dorë nga anësori i talentuar, Mohamed Salah, transmeton Gazeta Express.

Gjigantët spanjoll do të tentojnë t’i sigurojnë gjatë verës shërbimet e 25 vjeçarit, vlera e të cilit është më shumë se 190 milionë euro dhe për këtë Reali është i gatshëm të heqë dorë nga i ledhatuari i Zinedine Zidane, Vasquez.

Salah ka impresionuar që në sezonin e parë në “Anfield”, duke shënuar 36 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat, prej tyre 28 në Premierligë dhe aktualisht është i pari në garën për Këpucën e Artë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...