Reali nuk planifikon të paguajë çmimin e kërkuar nga Dortmundi për Bellingham

PUBLIKUAR

Jude Bellingham vazhdon të jetë njëri nga futbollistët më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane.

Real Madridi është njëri prej klubeve që ka shprehur interesim për mesfushorin, i cili gjithashtu besohet se e preferon kalimin në “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

Por, çmimi i vendosur nga Borussia Dortmundi mund të detyrojë klubin spanjoll që të heq dorë nga Bellingham.

Sipas “Marca”, Real Madridi nuk e ka ndërmend të shpenzojë më shumë se 110 milionë euro për 19-vjeçarin.

Ndërkohë, klubi gjerman besohet se po kërkon së paku 150 milionë për shitjen e reprezentuesit të Anglisë.

Manchester City dhe Liverpooli janë dy klubet tjera të interesuara për ish-futbollistin e Birminghan City.

Jude Bellingham me Borussia Dortmundin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...