Që nga transferimi i Alvaro Moratas në vitin 2014 te Juventusi, gjithmonë është folur për një rikthim të spanjollit te Real Madridi.
Los Blancos vazhdimisht janë në kërkim të një sulmuesi qendror dhe Morata shikohet lojtari ideal.
Por, sipas The Telegraph, për spanjollin ka shfaqur interesime dhe Arsenali i Arsene Wenger.
Me Danny Welbeckin e lënduar dhe me Olivier Giroud që nuk ofron garanci, trajneri francez i Topçinjve e shikon Moratan të nevojshëm në sulmin e tij.
23-vjeçari sezonin e kaluar kishe 15 gola në të gjitha garat për Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/


