Reali në kërkim të rekordit të Barcelonës

PUBLIKUAR

Ka më pak se një vit në krye te Real Madrid, por tanimë ka shkruar emrin e tij në librat e historisë së “Los Blancos”

Fjala është për trajnerin francez, Zinedine Zidane, i cili të mërkurën mbrëma regjistroi ndeshjen e 34 pa humbje në gjitha garat, pas barazimit 2:2 në “Santiago Bernabeu” me Borussia Dortmundin, shkruan Gazeta Express.

Zidane kështu barazoi rekordin e Leo Beenhakker dhe tani është vu në kërkim të rekordeve të shumë klubeve Evropiane, një ndër to edhe të Barcelonës.

Katalunasit kanë shkuar deri në 39 ndeshje pa humbje edicionin e kaluar, seri kjo që u ndërpre pikërisht nga Real Madridi i Zidane, që fitoi 1:2 në “Camp Nou”, përcjell Gazeta Express.

Më pas “Los Blancos” do të synojnë rekordin e Nottingham Forest që në vitin 1978 ka shkuar 40 ndeshje pa humbje, Milan që në sezonin 1992/93 ka shkuar në 42 ndeshje pa humbje dhe në fund rekordin e Juves, që kanë shkuar në 43 ndeshje pa humbje. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...