Madridi ka marrë pikët e plota në udhëtim te Real Valladolid, duke triumfuar 4-1.
Për shkak të matematikës, Real Madridi do të tentojë të shpresojë ende në La Liga, edhe pse kjo çështja e titullit tashmë është pothuajse e mbaruar, me Barcelonën që prin me 12 pikë më shumë se “Los Blancos” 11 xhiro para fundit të edicionit, raporton Gazeta Express.
Sido që të jetë, Madridi mori pikët e plota në udhëtim te Valladolit në një ndeshje ku shkëlqeu Karim Benzema dhe fituesi i Topit të Artë për vitin 2018, Luka Modric.
Benzema shënoi dy gola në këtë takim, në minutat 51’ dhe 59’, kurse golat tjerë i shënuan Luka Modric (85’) dhe Raphael Varane (34’).
Golin e parë në këtë ndeshje e shënuan vendasit, në minutën e 29’, me anë të Anuar.
Valladolidit iu anuluan madje dy gola në këtë ndeshje nga VAR-i, derisa humbën edhe një penallti në pjesën e parë.
Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 51 pikëve, pesë më pak se Atletico Madridi e 12 larg Barcelonës. /Gazeta Express/


