Reali mban kreun të paprekshëm (Video)

PUBLIKUAR

Mungesa e Cristiano Ronaldos nuk është vërejtur në fitoren e Real Madridit (4-1) kundër Real Sociedadit në Santiago Bernabeu.

Në minutën e parë të ndeshjes, nikoqirët u gjetën në disavantazh pas golit të Aritz Elustondo (1’), porse ky gol vetëm sa i nevrikosi.

Reagimi i vendasve ishte i furishëm dhe pas një harkimi të Marcelos, James Rodriguez shënoi me kokë (3’).

Mbretërit e kthyen rezultatin në favor të tyre para se të shkonin në pushim me golin e Sergio Ramos (37’), i cili përfitoi nga goditja e Benzemas.

Dy gola të tjerë Los Blancos i shënuan në pjesën e dytë, ndërsa në të dy rastet ishte golashënues Karim Benzema (52’ dhe 76’).

Real Madridi qëndron në krye të tabelës me katër pikë më shumë se Barcelona.

Blaugranët këtë javë zhvillojnë ndeshjen jo të lehtë kundër Villarrealit. /Telegrafi/

 

Fotografia: AP

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...