Reali konfirmon lëndimin e Gareth Bale

PUBLIKUAR

reali-konfirmon-l-euml-ndimin-e-gareth-bale_hd

Real Madrid ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se Gareth Bale ka pësuar lëndim në ijë dhe mund të mungojë në dy ndeshjet e radhës.

Lëndimi do të thotë se ai është në dyshime për paraqitjen në mesjavë ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Barcelonës në kampionat vikendin e ardhshëm.

Bale u la në stol në fitoren 5-0 të Madridit ndaj Levatnes të shtunën, dhe tash duket se do të qëndrojë jashtë fushës edhe për disa ditë tjera.

“Pasi u ekzaminua nga shërbimi shëndetësor i Real Madridit, Gareth Bale është diagnostikuar me një lëndim në muskulin e djathtë piriformis”, shkruhet në deklaratën e klubit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...