Reali interesohet për talentin e Lazios

PUBLIKUAR

Real Madridi është duke e monitoruar Sergej Milinkovic-Savicin.

Sipas asaj që raporton Marca, Real Madridi është duke bërë gati një ofertë për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, për të cilin interesohen edhe klube nga Premierliga, transmeton Gazeta Express.

Sipas Marcas, Milinkovic-Savic është lojtari që i duhet më së shumti Madridit, ai është i fortë fizikisht dhe mund ta lidhë mesfushën me sulmin.

Milinkovic-Savic, i cili mbush 23 vjet javën e ardhshme, u ble në vitin 2015 për 18 milionë euro nga KRC Genk.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë në të kaluarën se ka refuzuar ofertë 100 milionë euro për Milinkovic-Savic.

22 vjeçari e ka gjetur rrjetën nëntë herë dhe ka dhuruar gjashtë asiste ne 32 paraqitje këtë sezon me Lazion, që bën gara në Europa League, është në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe e treta në tabelën e Serie A./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...