Reali i Zidanit, tmerri i Evropës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Real Madrid fitoi sërish në “shtëpinë” e një prej skuadrave më të forta në Europë.

Për herë të tretë radhazi, “Los Blancos” dolën triumfues nga “Allianz Arena”.

Një herë me Carlo Ancelotti dhe dy herë me Zinedine Zidane në stol, duket se madrilenët janë kthyer në macen e zezë për Bayern Munich.

Numrat e trajnerit francez jashtë “Santiago Bernabeu” në ndeshjet e Champions League janë të jashtëzakonshëm: fitore në Romë, Napoli, Mynih (2 herë), Paris dhe Torino. Barazime në Mançester dhe humbje vetëm në Wolfsburg.

Këtë sezon, Real Madrid ka fituar në udhëtim ndaj PSG (1-2), Juventusit (0-3) dhe Bayern (1-2).

Kjo është hera e dytë në historinë e klubit që Reali arrin të fitojë ndeshjet jashtë në 1/8, 1/4 dhe 1/2 në Ligën e Kampioneve. Më parë kishte ndodhur në sezonin e largët 1961-1962.

Ndeshja e kthimit mes Realit e Bayernit do të zhvillohet të martën në “Santiago Bernabeu”. Los Blancos janë të vetëdijshëm se nuk do ta kenë të lehtë, ashtu si sezonin e kaluar kur u përballen në çerekfinale. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...