“Reali i Zidanit si Barcelona e Guardiolas”

PUBLIKUAR

Vicente del Bosque ka lavdëruar Zinedine Zidanen, teksa meritat ia adreson edhe mesfushës, Kroosit, Modricit e Casemiros.

Ish trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka vetëm fjalë të mira për los Blancos pas triumfit në Superkupën e Evropës.

Ai mendon se Real Madridi i Zinedine Zidane është i ngjashëm me Barcelonën e Pep Guardiolas, ku shkelnin çdo kundërshtar që i dilte para, për të koleksionuar titujt të shumtë.

“Ky Madrid është i ngjashëm me Barcelonën Pep Guardiolas. Është e vërtetë dhe këtë e tregojnë më së miri titujt: dy Liga të Kampionëve dhe Superkupa të Evropës me radhë, është për t’u lavdëruar”, tha Del Bosque.

“Ata kanë lojtarë shumë punëtor në mesfushë dhe nga aty nis gjithçka”, shtoi mes tjerash ish trajneri i Spanjës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...