Reali i supergolave mposht Bilbaon (Video)

PUBLIKUAR

Real Madridi ka arritur fitore në Santiago Bernabeu ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 4-2.

Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, duke rrezikuar vazhdimisht portën e Gorka Iraizoz.

Goli i parë erdhi nga Cristiano Ronaldo në minutën e tretë të ndeshjes, pas asistimit nga Karim Benzema.

Por, vetëm pas shtatë minutash u kundërpërgjigjen baskët me anë të Aymeric Laporte.

Pas golit të bukur nga Ronaldo, në skenë del James Rodiguez (37’) me një supergol nga distanca.

Ndërsa në minutat e fundit të pjesës së parë erdhi edhe goli nga Toni Kroos, i cili u asistua nga Ronaldo dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte me shumë raste, por goli i katër nga Los Blancos erdhi në minutën e 87-të nga i disponuari për lojë, Crisitano Ronaldo.

Gjithsesi kur të gjithë menduan se në këtë sfidë nuk do kishte më gola, në mintuat shtesë të takimit shënoi edhe Gorka Elustondo.

Pas kësaj fitore Reali ngjitet në pozitën e dytë me 53 pikë, ndërsa Bilabo vazhdon në të gjashtën me 35 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...