Reali i brengosur, Benzema ka oferta nga Arabia

PUBLIKUAR

Real Madridi nuk e ka zyrtarizuar ende marrëveshjen me lojtarët e tij kryesorë.

Carlo Ancelotti së fundmi tha se zyrtarizimi do të arrinte në ndeshjen e fundit të kampionatit, atë të së dielës kundër Athletic Bilbaos, por që në Spanjë janë të sigurt se prapa kësaj fshihen disa probleme.

Rasti me eklatant është ai i Karim Benzemas, shkruan “Gazeta Express”.

Topi i Art, përkundër problemeve me lëndime, i ka realizuar plot 30 gola në këtë sezon dhe e ka demonstruar se mund të jetë ende një pasuri më shumë dhe valide për klubin.

Qëndrimi i tij megjithatë do të varet nga ofertat që do t’i arrijnë.

Thuhet se ish-përfaqësuesi francez e ka marrë një ofertë multimilionëshe, respektivisht 200 milionë euro për dy vjet, nga Arabia Saudite.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që ish-futbollisti i Lyonit të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës që po vjen, pas qëndrimit të gjatë në Spanjë, për ta vazhduar një eksperiencë të re në Lindjen e Mesme, njëjtë siç bëri së fundmi edhe Cristiano Ronaldo.

Reali ndërkohë e ka “kartën” e hapur për Kylian Mbappen, të cilin shpreson ta transferojë gjatë këtij viti pasi dështoi ta bënte një gjë të tillë vitin e kaluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...