Reali fiton me spektakël në “Santiago Bernabeu”

PUBLIKUAR

eal Madridi ka dhuruar spektakël në “Santiago Bernabeu”.

Los Blancos e kanë mundur 6-1 Mallorcan, për të marrë në fund tri pikë nga takimi i xhiros së gjashtë në La Liga, raporton Gazeta Express.

Ishte nata e Marco Asensios, që po kalon nëpër një sezon të vështirë me Carlo Ancelottin, nuk po ka minuta.

Sido që të jetë, Ancelotti vendosi ta fusë titullar kundër Mallorcas dhe ai shkëlqeu me tre gola, derisa dy të tjerë i shënoi Karim Benzema dhe në fund Isco për 6-1.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Lee Kang-In.

Me këtë fitore, Reali ka rimarr kreun në La Liga, tani me 16 pikë të grumbulluara, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Atletico Madrid. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...