Reali fiton dhe kualifikohet në rundin tjetër të Copa del Rey

PUBLIKUAR

Reali ka prerë biletën për në fazën tjetër të Copa del Rey, pasi e ka mundur 3-1 Alcoyanon.

Edhe pse jo me lehtësi, Reali e ka mundur 3-1 Alcoyanon për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Reali gjeti golin e epërsisë në minutën e 39’, Militao shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë, në minutën e 66’, Vega i befasoi mysafirët me disa lëvizje të bukura në zonën e Realit për të shënuar një gol të bukur me të majtën, duke barazuar gjithçka në këtë takim.

Nuk vonoi shumë dhe reagoi Reali.

Fillimisht për 2-1 ka shënuar Marco Asensio në minutën e 77’, derisa në atë të 79’ ka realizuar Isco për 3-1, që nuk kishte shumë minuta që kishte hyrë në lojë.

Kjo është një fitore për të rikthyer besimin te Los Blancos, pas humbjes me Getafen, derisa sot një javë do të ketë punë me Barcelonën në Superkupën e Spanjës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...