Reali e kërkon finalen e katërt në pesë vite, Bayerni hakmarrjen – formacionet e mundshme

PUBLIKUAR

Real Madridi do ta arrijë finalen e katërt në Ligën e Kampionëve në pesë vitet e fundit nëse triumfon ndaj Bayern Munichut sonte në gjysmëfinale të kësaj gare.

Reali do të jetë nikoqir i Bayernit në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sonte në orën 20:45, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Zinedine Zidane tashmë është me një këmbë në finalen e Kievit pasi e fitoi ndeshjen e parë në Munich me rezultat 2-1 një javë më parë, dhe do të ketë vetëbesim për ta kryer punën në “Bernabeu”.

Zidane nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Dani Carvajal dhe mesfushorit Isco, por lajm i gëzueshëm është rikthimi i Nachos, dhe pse ai nuk pritet të startojë.

Te Bayerni do të ketë më shumë mungesa, me lojtarë kycë si Arjen Robben, Jeremy Boateng, Manuel Neuer, Arturo Vidal dhe Kingsley Coman që nuk janë ftuar për shkak të dëmtimeve.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Real Madrid: Navas; Marcelo, Ramos, Varane, Lucas; Casemiro, Kroos, Modric, Asensio; Ronaldo, Benzema.

Bayern Munich: Ulreich; Alaba, Hummels, Sule, Kimmich; James, Martinez, Thiago; Ribery, Lewandowski, Muller.

/Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...