Reali e do De Bruynen

PUBLIKUAR

Mesfushori belg mund të largohet nga Manchester City gjatë verës së ardhshme

Real Madridi është duke e konsideruar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Manchester Cityt, Kevin de Bruyne.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “Don Balon”, përcjell Gazeta Express.

Përfaqësuesi belg e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga “Etihad Stadium” nëse kampioni anglez nuk e fiton Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Reali, ndërkohë, do të ishte i gatshëm t’i ofrojë 150 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e De Bruynet.

Ky i fundit ka thënë se vitet e fundit të karrierës dëshiron t’i kalojë në Belgjikë.

Krahas tij, Reali ka shfaqur interesim edhe për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...