Pagë më të lartë dhe disa vite më shumë, Real Madridi dëshiron ta blindojë Vinicius Juniorin.
Vinicius Junior po shijon sezonin më të mirë në karrierë, por edhe me fanellën e Real Madridit.
Pas 22 ndeshjeve në sezonin 2021/22, Vini Jr ka realizuar 12 gola në të gjitha garat, derisa numëron edhe 7 asistime.
Ai është rritur shumë si futbollistë dhe kjo ka shtyrë Realin që t’ia rinovojë kontratën duke i ofruar edhe pagë shumë më të madhe.
Kohë më parë, Vinicius ishte pyetur se cili mund të jetë çmimi i tij tani që është rritur si futbollist, por ai nuk caktoi asnjë çmim, duke thënë se s’ka nevojë për faktin se dëshiron të qëndrojë përgjithmonë në Real Madrid.
Edhe drejtuesit e lojtarit janë të gatshëm për rinovimin e kontratës dhe i kanë dhënë dritën e gjelbër Realit. /Gazeta Express/


