Reali dhe Porto në garë për Llorenten

PUBLIKUAR

Real Madridi dhe Porto janë seriozë për shërbimet e Fernando Llorentes.

Sulmuesi i Juventusit pritet të ketë pak hapësira në skuadër në edicionin e ri, ashtu që po flitet për largimin e tij.

Rafael Benitez dëshiron ta shfrytëzojë spanjollin si sulmues rezervë në Santiago Bernabeu, ndërkohë që A Bola bën të ditur se atë kërkon edhe klubi portugez.

Massimiliano Allegri mund ta shfrytëzojë 30-vjeçarin si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Alex Sandro nga Porto.

Llorente nënshkroi për Juven në vitin 2013 kur i përfundoi kontrata me Athletic Bilbaon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...