Reali dhe Barca, fyt më fyt për Pogban

PUBLIKUAR

Real Madridi dhe Barcelona janë futur në luftë të ashpër për transferimin e asit francez, Paul Pogba.

Të gjitha sugjerimet janë se Pogba do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

Dhe tash, Zinedine Zidane me t’u emëruar trajner i Realit ka intensifikuar përpjekjet e tij për transferimin e francezit sensacional.

100 milionë euro është shuma që Zidane ka kërkuar të shpënzohen për Pogban.

Nga ana tjetër Barcelona nuk e ka minimizuar interesin për lojtarin, transmeton Telegrafi, pasi që është edhe favorite për firmën e tij për shkak të interesimit më të hershëm.

Mbetet të shihet a do të ngadhnjejë epoka e artë e Barcelonës në futboll apo filozofia e klasi i Zidane në bindjen e Pogbas se cilit super klub duhet t’i bashkohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...