Reali bën ofertë për Payet dhe Kanten

PUBLIKUAR

Një agjent ka pohuar se Real Madridi ka bërë oferta për mesfushorët franceze, Dmitri Payet dhe N’Golo Kante.

Fichajes.net raporton se Francois Gallardo u ka thënë se Los Blancos kanë bërë ofertë prej 50 milionë euro te West Hami për Payetin, teksa 30 milionë te Leicesteri për Kanten.

Këto transferime janë kërkesë e menjëhershme e Zinedine Zidane.Nëse Payet sillet në Bernabeu, atëherë James Rodriguez do të shitet dhe nëse dështon tratativa e Payet, atëherë James do të ketë një tjetër rast, shkruan Telegrafi.

Kante është kërkesë speciale e Zidanes, sepse ai dëshiron dy mesfushorë që dinë të vjedhin topa, teksa deri tash ai e ka vetëm Casemiron që shkatërron aksione.

Reali dëshiron që së paku të kompletojë njërin nga transferet e francezëve, ndonëse Zidane po insiston që të dy të transferohen sa më shpejt.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...