Reali bën gati ofertën për Agueron

PUBLIKUAR

60 milionë funte, kjo do të jetë oferta e Realit për Agueron.

Real Madridi nuk është i kënaqur me formën e Karim Benzeman viteve të fundit që ka qenë sulmuesi i padiskutueshëm në ofensivën e Los Blancos dhe në verën e 2018 priten shumë ndryshime.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, Reali ka bërë gati 60 milionë funte për sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero, për ta rikthyer në La Liga, transmeton Gazeta Express.

City gjithashtu është i gatshëm që të heqë dorë nga golashënuesi më i mirë në histori të klubit anglez nëse transferojnë Alexis Sanchezin nga Arsenali.

Zidane e pëlqen Agueron dhe duke parë që edhe Gareth Bale është rrugës për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”, argjentinasi mund të bindet se do të gjejë hapësira në formacionin e Zizu dhe se nuk do ta ketë fatin e Moratas që pavarësisht sezonit mbresëlënës, Zidane sërish preferonte Benzeman. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...