Reali arrin marrëveshje me Vidalin?

PUBLIKUAR

Sipas mediave spanjolle, mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar.

28-vjeçari, momentalisht është me kombëtaren e tij Kilin, duke e përfaqësuar vendin e tij në Copa America, ku në finale do të përballet me Argjentinën e Lionel Messit.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, Los Merengues kanë qenë në negociata me Vidalin dhe agjentin e tij gjatë ditëve të fundit, dhe tani kanë arritur marrëveshje për një kontratë pesëvjeçare.

Drejtuesit e Realit tani po tentojnë t’i bindin drejtuesit e Juventusit që ta ulin shumën e kërkuar për lojtarin kilian, që besohet të jetë afro 30 milionë euro.

Zhvillime të mëtejshme nuk priten deri sa të përfundojë Copa America, por Sport raporton se Vidal është i gatshëm që të transferohet në Bernabeu. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...