Real – Mbappe, vjen lajmi i madh nga Spanja

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe do të luajë në Real Madrid nga sezoni i ardhshëm.

Për këtë është i bindur gazetari sportiv i “RAC1”, Gerard Moreno, përcjell “Gazeta Express”.

“Kylian Mbappe në Real Madrid, është punë e kryer”, ka raportuar ai, edhe pse s’i ka bërë të ditura krejt detajet e marrëveshjes.

Yllit francez do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin në fund të këtij sezoni dhe nga korriku do të jetë lojtar i lirë.

Parisienët po mundohen ta bindin kampionin e botës me Francën që ta vazhdojë kontratën, por duket se ai është i vendosur që ta realizojë ëndrrën fëmijërore.

Madje, ish-futbollistit të Monacos i është ofruar një rrogë stratosferike në “Parkun e Princave”, por pa sukses.

Natyrisht, edhe në “Santiago Bernabeu” ai pritet të marrë rrogë të majme dhe të nënshkruajë kontratë afatgjate.

Mbappe është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...