“Real Madridi vazhdon të jetë ekipi më i mirë në botë”

PUBLIKUAR

PSG nuk do ta nënçmojë Madridin, pavarësisht formës së dobët këtë sezon. Emery beson se ata janë edhe ekipi më i mirë në botë.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, insiston se Real Madrid është ende ekipi më i mirë në botë, pavarësisht formës së dobët këtë sezon.

Liderët e Ligue 1 do të takohen me ekipin e Zinedine Zidane në 1/16 të Champions League, në një kohë kur Madridi është ‘krizë’.

Por, Emery thotë se nuk duhet nënvlerësuar Madridi, që është 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga – sepse ata kanë lojtarë në skuadër që mund të zgjidhin ndeshjen në vetëm një moment.

“Aktualisht, Real Madridi është ekipi më i mirë në botë, duke u bazuar në numrin e trofeve të fituar dhe fakti se kanë lojtarët më të mirë në skuadër”, u shpreh Emery.

“Cristiano Ronaldo është shembull. Në ndeshje të mëdha, lojtarët më të mirë shfaqen. Ata kanë këso lloj lojtarësh, por edhe ne”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...