Real Madridi sytë kah ylli i Dortmundit

PUBLIKUAR

Me paraqitjet e tij te Borussia Dortmund, Jadon Sancho është duke u bërë njëri nga sensacionet e futbollit evropian.

18-vjeçari erdhi nga akademia e Manchester Cityt dhe tani po shkëlqen me fanellën e Dortmundit në Bundesligë, kështu duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, transmeton Gazeta Express.

Përveç Realit, për Sanchon interesim ka shfaqur Barcelona e Bayern Munichu.

Klubi mbretëror në kohën e fundit po tenton që të sjellë në “Bernabeu” lojtar të rinj, dhe së fundi i ka drejtuar sytë kah Sancho, i cili po kalon një kohë të mirë te klubi gjerman.

Në 24 paraqitje të tij në këtë stinor, Sancho ka realizuar shtatë gola dhe ka bërë 11 asistime në të gjitha garat. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...