Real Madridi do të synojë të rikthehet në top katërshe të La Ligës dhe të mos e lejojë liderin dhe rivalin, Barcelonën, të shkëputet në krye, për këtë duhet ta kalojë skuadrën e fundit në ligë, Huescën.
Huesca është skuadra e vetme në La Liga që ende s’e ka shijuar fitoren në shtëpi, 3 barazime dhe tri humbje, transmeton Gazeta Express.
Ajo do të përballet me Real Madridin për herë të parë dhe humbja e mundshme do të përbente rekord negativ, si skuadra me ecurinë më të dobët në dekadën e fundit.
Madridi ngel tetë pikë prapa Barcelonës, dhe fitorja eventuale do t’i afronte në pesë pikë pranë liderit.
Santiago Solari nuk do të mundë të llogarisë në Toni Kroosin, Marcelon dhe Nachon e lënduar. /Express/
Formacionet zyrtare:
Huesca: Pas pak…
Real Madridi:



