Real Madridi shpallet kampion i La Ligas

PUBLIKUAR

Real Madridi është kampion i La Ligas për edicionin 2021/22. “Los Blancos” arrijnë ta sigurojnë matematikisht titullin katër xhiro para fundit.

Ata sot në “Santiago Bernabeu” triumfuan 4:0 ndaj Espanyolit, në kuadër të javës së 34-të në La Liga duke e fituar titullin e 35-të në La Liga.

Ishte Rodrygo që e nisi festivalin e golave në minutën e 33-të të ndeshjes, pas asistimit nga Marcelo.

Ishte pikërisht Rodrygo që e shënoi edhe golin e dytë në minutën e 43-të, shkruan Gazeta Express.

Asensio realizoi në minutën e 55-të për 3:0 pas asistimit nga Camavinga.

Golin e fundit e shënoi Karim Benzema në minutën e 81-të, i asistuar nga Vinicius Junior.

Me këtë fitore, Real Madridi e siguron edhe matematikisht titullin e kampionit.

“Los Blancos” momentalisht numërojnë 81 pikë në vendin e parë, 17 më shumë se Sevila dhe 18 më shumë se Barcelona, që e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Espanyoli gjendet i 13-ti me 39 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...