Real Madridi shokohet në fund, eliminohet nga Bilbao në Copa del Rey

PUBLIKUAR

Real Madridi është shokuar në fund të ndeshjes, duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit.

“Los Blancos” u mposhtën minimalisht 1:0 nga Athletic Bilbao në “San Mames” në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua krejt në fund, duke shtangur futbollistët mysafirë, por duke ngritur në këmbë gjithë tifozët vendas.

Kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, për të cilën filluan të përgatiteshin edhe dy ekipet, një veprim fantastik i Berenguer, fundosi ekipin e Ancelottit.

Ishte minuta e 89-të e ndeshjes, kur Berenguer me një lëvizje mashtruese e kalo Nachon dhe me goditje të saktë e mposhti Courtois duke ia dhënë fitoren vendasve.

Kështu, Real Madridi eliminohet nga Kupa e Mbretit, por vazhdon garën në La Liga dhe Champions League.

Në anën tjetër, baskët kualifikohen në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...