Real Madridi rrezikon të shkojë në Ligën e Evropës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Real Madridi do të përballet me Galatasaray të martën në Turqi, në një takim të cilin i duhet patjetër ta fitojë nëse dëshiron ta kalojë fazën grupore në Ligën e Kampionëve.

Por paraqitje e skuadrës së Zinedine Zidane në humbjen 1:0 kundër Real Mallorca të shtunën, tregon se gjasat që Los Blancos të luajnë në Ligën e Evropës janë reale, shkruan e përditshmja spanjolle Marca, përcjell Gazeta Express.

Lago Junior e shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e shtatë, që i mjaftoi Mallorcas, ndërkohë që Real Madridi nuk krijoi shanse të mira për ta shmangur humbjen.

Fatmirësisht për Madridin, El Clasico kundër Barcelonës nuk do të luhet javën e ardhshme, ama nëse paraqitja e së shtunës përsëritet edhe në Stamboll të martën, Los Blancos do të kenë telashe serioze.

Real Madridi është i fundit në Grupin A, me vetëm një pikë, pesë më pak se lideri PSG-ja dhe një më pak se Club Brugge në vendin e dytë.

Marca vlerëson se paraqitjet si ndaj Mallorcas do t’i kushtojnë skuadrës së Zidane me eliminim nga Liga e Kampionëve qysh në fazën grupore dhe rënien në Ligën e Evropës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...