Real Madridi rinis bisedimet me Tchouamenin

PUBLIKUAR

Mesfushori i Monacos, Tchouameni konsiderohet si zëvendësuesi më i mirë i mundshëm i Casemiros, i vetmi pozicion në të cilin nuk ka një të dytë në skuadrën e Carlo Ancelottit.

Real Madridi nuk i ka bërë kurrë një ofertë Monacos, por ndryshimi i skenës të së shtunës së kaluar ka kthyer përmbys prioritetet e Madridit.

Te Monaco janë të vetëdijshëm që lojtari dëshiron të largohet, por nuk do ta bëjnë të lehtë, transmeton Gazeta Express.

Klubi foli me francezin dhe gjithçka dukej se ishte në rrugën e duhur, por më pas ata kërkuan që gjërat të pezulloheshin, ndërsa prisnin që çështja Mbappe të zgjidhej.

Tani me kthesën e fundit të ngjarjeve, Real Madridi e ka gjetur veten duke luftuar me Liverpoolin për mesfushorin. Bisedimet e mëparshme të Real Madridit i kanë vendosur ata mirë, por rrethanat kanë ndryshuar me interesimin e Liverpoolit.

Los Blancos ishin të vetëdijshëm për interesin e disa skuadrave të Premierligës për nënshkrimin e mesfushorit.

Tani ata janë përballur me një problem. Tchouameni nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Ai po shqyrton opsionet e tij. Edhe Paris Saint-Germain e kërkoi mesfushorin, por ai nuk dëshiron të shkojë atje. Ai ka ambicie më të mëdha dhe nuk dëshiron të qëndrojë në Ligue 1.

Reprezentuesi francez dëshiron të luajë dhe në javët e fundit ai po shikon të gjitha klubet e interesuara dhe po përpiqet të shohë se ku ka më shumë gjasa të futet në 11-shen e parë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...