Real Madridi është duke planifikuar transferimin e sulmuesve Erling Haaland dhe Kylian Mbappe gjatë verës së vitit të ardhshëm, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, transmeton zeri.info
Madrilenët janë duke ëndërruar për nënshkrimin e yjeve nga Dortmundi, përkatësisht Paris Saint-Germaini, por pandemia Covid-19 ka bllokuar planet për transferime gjatë kësaj vere.
Real Madridi prej kohësh është lidhur me një transferim të Mbappes, derisa edhe trajneri Zinedine Zidane ka shprehur simpatinë e tij për francezin.
Ndërkohë, Haaland ka shpërthyer gjatë këtij edicioni dhe shkëlqimi i tij ka bërë që ai të lidhet me kalimin në “Santiago Bernabeu”./Zëri


