Real Madridi nuk heq dorë nga transferimi i Pogbas

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi do të jetë në ankth deri në fund të afatit kalimtar të verës për të ardhmen e Paul Pogbas, pasi që Real Madridi nuk do të heqë dorë nga transferimi i francezit deri në ditën e fundit të kësaj merkatoje.

Mesfushori francez ka qenë i lidhur me një transferim larg Old Traffordit, pasi që muajin e kaluar e pranoi se ky mund të jetë momenti i përsosur për të për ta përjetuar një sfidë të re, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi dhe Juventusi janë dy klubet që janë duke luftuar për t’i siguruar shërbimet e 26-vjeçarit, i cili vlerësohet 160 milionë funte, pasi në vitin 2016 u kthye në Manchester United për 89 milionë funte.

Tani, sipas të përditshmes spanjolle AS, Real Madridi nuk do të dorëzohet për transferimin e mesfushorit, përkundër hezitimit të Manchester Unitedit për ta shitur atë.

“Los Blancos” besojnë se oferta e Juventusit për Pogbas është e paarritshme, por ata do t’i bëjnë presion Manchester Unitedit për t’ia shitur futbollistin deri më 2 shtator, kur edhe mbyllet afati kalimtar i verës në Spanjë.

Gjigantët e Premierligës nuk kanë pranuar ta negociojnë shitjen e Pogbas deri më tani dhe AS pretendon se drejtuesit e klubit anglez i kanë lënë drejtuesit e klubit madrilen dy herë të braktisur në takime për negociata.

Mirëpo, Real Madridi nuk do të heqë dorë, pasi që Pogba është futbollisti të cilin Zinedine Zidane ia ka kërkuar me më së shumti ngulm presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...