Real Madridi konfirmohet si “mbret” i Evropës, e fiton trofeun e 14-të të Championsit

PUBLIKUAR

Real Madridi është mbreti i ri i Evropës. “Los Blancos” e kanë fituar për të 14-tën herë Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar veten si ekipi më i mirë në Evropë.

Real Madridi triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit, duke e përmbyllur në formë fantastike sezonin 2021/22, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja nisi me 36 minuta vonesë, për shkak që ende nuk ishin vendosur në stadium shumica nga tifozët e Liverpoolit.

Pas fillimit, të dy ekipet luajtën me intensitet më të lartë, kurse Liverpooli mbante posedimin.

Në fund të pjesës së parë, Benzema shënoi gol, por që pas disa minutave konsultimi të VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 59-të, një pasim i bukur i Valverdes e gjeti të lirë krejtësisht Vinicius Juniorin, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Dhe, më pas Real Madridi dhe tifozët e tyre “shpërthyen” në festë, teksa e shihnin trofeun e 14-të të Champions League para syve.

Që nga minuta e 60-të, Liverpooli e mori administrimin e ndeshjes dhe pati shumë raste, por Thibaut Courtois pati ndeshjen e jetës, duke mos lënë topin të kalonte pas tij.

Në fund, Real Madrid i gëzohet trofeut të 14-të të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...