Real Madridi klubi më i mirë në Evropë

PUBLIKUAR

Asociacioni evropian i klubeve (ECA) ka votuar Real Madridin si klubin më të mirë evropian për vitin 2016.

Karl-Heinz Rummenigge, që është kryetari i këtij grupi i ka dhen çmimin klubit madrilen.

Që nga viti 2010, asociacioni i kishte dhënë këtë çmim edhe një herë Real Madridit në vitin 2014.

real amdrid 1

Zëvendëspresidenti i Real Madridit duke pranuar çmimin

Klubi spanjoll fitoi titullin e Ligës së Kampionëve që është më i vlefshmi në Evropë.

Në të gjitha sezonet deri më tani këtë çmim e ka fituar ekipi që e ka fituar Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka fituar në vitet 2015 dhe 2011, Bayern Munich në vitin 2013, Chelsea në 2012 dhe Interi në vitin 2010.

Liverpool, Borussia Dortmund, PSV Eindhoven, Fiorentina dhe Molde janë po ashtu skuadra që kanë pasur këtë arritje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...