100 milionë euro, kjo është klauzola e Oblak të cilën ka vendosur ta paguajë Real Madridi.
”Bomba e verës” kështu e quan A Bola vendimin e Real Madridit për portierin e Atlético de Madrid, Jan Oblak.
Sipas A Bola, Reali do të paguajë klauzolën e Oblak, e që është 100 milionë euro. Për portierin fantastik interesohet edhe liverpooli.
Reali ka vendosur të shkojë me të gjitha forcat pasi nuk duan edhe një vit ta kenë në portë Keylor Navasin, teksa e dinë se e kanë të vështirë ta marrin objektivin numër një David Den Gea, që nuk u transferua në “Santiago Bernabeu” në vitin 2015 për shkak të vonesës së dokumentacionit. /Gazeta Express/



