Real Madridi interesohet për veteranin spanjoll, e sheh si ndihmës të Benzemas

PUBLIKUAR

Real Madridi po kërkon një tjetër sulmues veteran për të liruar ngarkesën ndaj Karim Benzemas sezonin e ardhshëm, me francezin që vuajti nga lëndimet këtë sezon.

Sipas “Relevo”, “Los Blancos” janë duke kërkuar sulmuesin që dikur ishte pjesë e ekipit të të rinjve të tyre, Joselu Mato, transmeton Gazeta Express.

Ai është aktualisht pjesë e Espanyolit, teksa sezoneve të fundit ka qenë një prej sulmuesve më të dalluar në Spanjë.

Joselu këtë sezon ka shënuar 15 gola në La Liga, si dhe ka ndihmuar skuadrën e tij me dy asistime.

Te Real Madridi thuhet se besojnë se ai do të përshtatej. Pasi ka kaluar përmes sistemit të të rinjve në klub, Joselu është i vetëdijshëm për kërkesat e klubit, presionin dhe do t’i përshtatej profilit që Mariano Diaz ishte menduar të sillte.

Mundësia që 33-vjeçari të largohet gjatë verës duket e madhe, pasi ekipi katalonas po rrezikon të bie nga elita e futbollit spanjoll.

Nënshkrimi me Joselu mund të mos jetë emri më magjepsës për madrilenët, por vlerësohet me një histori të dëshmuar për të shënuar gola.

Sulmuesi spanjoll me Espanyolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 6 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...