Real Madridi ia vë çmimin Ronaldos, kushton më lirë se Neymar

PUBLIKUAR

Real Madridi ia ka bërë me dije Manchester Unitedit se duhet t’i paguajë hiç më pak se 200 milionë euro nëse dëshiron ta kthejë Cristiano Ronaldon në skuadër, sipas Don Balon.

Ronaldo ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Madridi këtë verë, pas triumfit në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit një javë më parë, transmeton Gazeta Express.

Unitedi ka kohë që kërkon ta kthejë në “Old Trafford” superyllin portugez, por presidenti i Realit, Florentino Perez, vazhdon të kërkojë shumë të lartë parash për ta lëshuar atë.

Në anën tjetër, Ronaldo kërkon pagë vjetore prej 80 milionë euro. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...