Reali Madridi ka reaguar pozitivisht pas turpërimit që Eibari ia shkaktoi një javë më parë, duke e mposhtur Valencian në ndeshjen e radhës në La Liga të shtunën në kryeqytetin spanjoll.
Real Madridi po vinte nga një humbje turpëruese 3-0 në udhëtim ndaj Eibarit, dhe reagimi menjëherë në ndeshjen e radhës si fitorja 2-0 ndaj Valencias nuk ka mundur të ishte më i mirë se kaq për Santiago Solarin, raporton Gazeta Express.
Kampionit evropian iu desh ndihma e Daniel Wass për ta gjetur golin e epërsisë herët në këtë takim, kur mbrojtësi i krahut realizoi në portën e vetë pas tetë minutave lojë.
Një pjesë e parë e dominuar nga vendasit me përpjekje të njëpasnjëshme u mbyll me vetëm një gol epërsi.
Madridi ishte skuadër dominuese dhe e kontrolloi ndeshjen edhe në pjesën e dytë, të cilën po ashtu e fitoi me një gol.
Lucas Vazquez e dyfishoi epërsinë e Realit rreth dhjetë minuta para fundit, me goditjen e vetme që vendasit patën në kornizën e portës në këtë pjesë lojë, falë asisit nga Karim Benzema.
Kjo fitore i ndihmon Real Madridit të ngrihet në pozitën e pestë me 23 pikë, aq sa ka edhe Alavesi në pozitën e katërt, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Reali mbetet tri pikë larg liderit Sevillës dhe dy pikë larg rivalit Barcelonës, të cilat kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, Valencia mbetet e 13-ta me 17 pikë të grumbulluara pas 14 javësh. /Express/


